JETA

Thaçi tregon çka i tha Rugova në Rambuje

Kosova.Today ·

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rrëfyer për takimet e tij me presidentin e atëhershëm të Kosovës, Ibrahim Rugova, gjatë Konferencës së Rambujesë në vitin 1999. Në intervistën ekskluzive për Debat Plus me Ermal Pandurin, Thaçi ka...

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rrëfyer për takimet e tij me presidentin e atëhershëm të Kosovës, Ibrahim Rugova, gjatë Konferencës së Rambujesë në vitin 1999.

Në intervistën ekskluzive për Debat Plus me Ermal Pandurin, Thaçi ka treguar se me ftesën e Rugovës kishte zhvilluar tri takime në Kështjellën e Rambujesë.

Sipas Thaçit, takimet zhvilloheshin në mbrëmje, në dhomën e Rugovës, në kohën kur pjesëtarët e tjerë të delegacionit ishin duke darkuar.

“Me Rugovën, me ftesën e tij, kisha zhvilluar tri takime, në Kështjellën e Rambujesë; më ftonte në dhomën e tij në mbrëmje, kur të tjerët po darkonin e disa vazhdonin edhe me ndonjë gotë alkooli apo pirje duhani. Më tha: “Po më duhet me pasë pak kujdes prej këtyre të mive, po flasin kapak si tepër nëpër korridore, syri dhe shpirti i keq është çdo kund, po ti grahi me kërkesat tuaja, unë jam gati”, ka rrëfyer Thaçi.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rreth 11 mijë e 500 banorë të regjionit të Bazelit e kanë shqipen gjuhën e tyre të parë

15.11.2026

Filmi “DUA”, i propozuar për Oscar, shfaqet para publikut ndërkombëtar në Nju-Jork

14.11.2026

“The Kosova Original Music Tour” vjen për herë të parë në Zvicër

12.11.2026

Pinea Matoshi shpallet aktorja më e mirë e re në një festival prestigjioz të filmit në Gjermani

14.11.2026