JETA

Rama “thumbon” Abdixhikun: Tri herë dole i treti, një njeri normal duhet me lëshu rend

Kosova.Today ·

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka folur në lidhje me raportet e tij me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun. Për LDK-në, ai ka thënë se është një parti shtetformuese dhe në kohërat më të vështira i ka prirë popullit, sot nuk...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka folur në lidhje me raportet e tij me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Për LDK-në, ai ka thënë se është një parti shtetformuese dhe në kohërat më të vështira i ka prirë popullit, sot nuk duhet sipas tij të jetë e kënaqur me vendin e tretë.

“Kjo është e gjitha që unë mendoj për LDK-në, ku duhet ajo të jetë dhe të synoj. Çdo kush që është anëtar apo që është pjesë e anëtarësisë, lidershipit duhet të synoj për vendin e parë jo të jetë në vendin e tretë dhe të nënshtrohet disa inciativave autokratike të çifteve të VV-së apo Albin Kurtit në sektin e VV-së. Ose me negociu me ata e ma ua rrit jetën një personi apo një grupi të njerëyve që po e shkatërrojnë, varfërojnë vendin. Kjo është ajo që unë mendoj dhe kur e sho që njerëz të tillë e sot e qeverisin këtë vend ku çdo projekt madhor që dikush tenton me e bë e sabotojnë. Ne i kemi pru të gjitha proceset deri aty ku kemi mujt, dhe aty ku është dasht vetëm një tik nga niveli qëndror është blloku.”, ka thënë Rama në RTV Dukagjini.

Ai ka thënë se kur e sheh ku është niveli i zhvillimit, sipas tij duhet ta atakosh në kokë problemin që sipas tij është Albin Kurti.

Për Abdixhikun, ai ka thënë se duhet të lëshoj rend sepse ka humbur tri herë.

“Tash, unë e kam përkrah që pesë vite, jam mundu me e ngrit LDK-në, jam mundu me i ndihmu Lumir Abdixhikut që njëherë ka dal i treti, dy herë i treti dhe tri herë i treti dhe mendoj që një njeri normal me mendësi të plotë duhet të lëshoj rend që të shtyhet procesi përpara. Është djal i ri, ka mundësi me reflektu dhe me u kthy prapa”, ka thënë Rama.

Ai ka treguar edhe një “tradhti” të Abdixhikut ndaj tij.

“Siç po dëgjoj që ka thirr shefin e asamblesë të LDK-së, Egzon Pacollin shko negocio me Gëzim Sveçlën për me ia marr shumicën Përparim Ramës. Çka me i thënë atij, mendësi e gabueshme sepse kur e sheh që qe pesë vite kjo qeveri e lufton kryeqytetin që është e LDK-së bashkë me Përparim Ramën dhe ti duhesh ti ndihmosh atij e jo të merresh me organizime të këtyre rrenave që i qesin në publik, është për të ardhur keq”, ka shtuar Rama.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Aksion i madh kundër trafikut të drogës në Zvicër, arrestohen 41 persona

12.11.2026

Sa mungojnë punonjësit në punë për shkak të sëmundjeve? Ja ku pozicionohen vendet evropiane

12.11.2026

Zbulohet metodë e re për identifikimin e “drogës së përdhunimit” deri në tri ditë pas konsumimit

12.11.2026

Zvicër: Qytetarët vendosin për ndryshimin e kushteve të punës në spitalin kantonal të Schaffhausenit

12.11.2026