SHQIPERIA

LIVE/ Tirana po shkon “flakë”, protesta vijon, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kosova.Today ·

Trazirat në qendër të kryeqytetit shqiptar po vijojnë me tensione të larta, ndërsa protestës i janë bashkuar grupe të ndryshme shoqërore e politike, përfshirë studentë, pedagogë, artistë dhe mbështetës të partive opozitare. Përplasjet më të...

Trazirat në qendër të kryeqytetit shqiptar po vijojnë me tensione të larta, ndërsa protestës i janë bashkuar grupe të ndryshme shoqërore e politike, përfshirë studentë, pedagogë, artistë dhe mbështetës të partive opozitare.

Përplasjet më të ashpra po zhvillohen në Sheshin “Skënderbej” dhe përgjatë rrugës “George W. Bush” përballë Kuvendit të Shqipërisë, ku persona të maskuar po hedhin gurë, molotovë, fishekzjarrë dhe po përdorin lazerë kundër kordonit policor.

17:00 Përshkallëzohet protesta para Kuvendit të Shqipërisë, të rinjtë hedhin gurë drejt policisë, efektivët përgjigjen me ujë dhe gaz lotsjellës

Protesta para Kuvendit të Shqipërisë është përshkallëzuar, pasi disa të rinj kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të efektivëve të Policisë.

Në përgjigje, forcat e rendit kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash nuk duhet të na shpërqendrojë nga objektivi i anëtarësimit në BE

14.11.2026

“8 pikat e PD-së për Reformën Zgjedhore”, Bylykbashi: Nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme pa u ndarë shteti nga partia

14.11.2026

Situata pas reshjeve në qarkun e Shkodrës, probleme me qarkullimin në Shalë dhe Kamicë

14.11.2026

Tjetërsuan pronën e një personi, gjykata cakton masë “Arrest me burg” për 3 zyrtarët e Kadastrës Fier dhe noteres

13.11.2026