KOSOVA

Tragjedi në Malishevë: Gruaja v’des pas pla;gosjes me armë zjarri, burri mbetet i pla;gosur

Kosova.Today ·

Një grua ka humbur jetën, ndërsa bashkëshorti i saj ka mbetur i plagosur pas një rasti me armë zjarri që ndodhi mbrëmë në fshatin Kërvasari të Malishevës. Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Vlera Krasniqi nga Policia Rajonale e Gjakovës....

Një grua ka humbur jetën, ndërsa bashkëshorti i saj ka mbetur i plagosur pas një rasti me armë zjarri që ndodhi mbrëmë në fshatin Kërvasari të Malishevës.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Vlera Krasniqi nga Policia Rajonale e Gjakovës.

Policia është njoftuar për rastin më 23 gusht 2026, rreth orës 23:20, ndërsa njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Në një dhomë gjumi janë gjetur dy persona, një çift bashkëshortor, të plagosur nga arma e zjarrit. Pas ndihmës së parë mjekësore, të dy janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast.

Rreth orës 01:10, Policia është njoftuar nga QKUK-ja se viktima femër, e moshës madhore, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve.

Në vendngjarje ka dalë edhe prokurori i shtetit, me vendim të të cilit është iniciuar rasti si “Vrasje e rëndë”.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Dimër i rëndë për Kosovën, qytetarëve u kërkohet të përgatiten edhe me dru për ngrohje

16.11.2026

“Na keni dhënë shumë emocione”, llogaria e Thaçit rikthen një postim të ish-presidentit në mbështetje të kombëtares

14.11.2026

Punëtorët e KEK’ut paralajmërojnë protestë të re për javën e ardhshme: Jo të nëpërkëmbur

14.11.2026

Osmani për Rugovën: Është Ati Themeltar i pavarësisë, kontributi i tij s’mund të fshihet nga historia

15.11.2026