KOSOVA

Tragjedi në rrugën Prishtinë–Ferizaj: Motoçiklisti humb jetën në aksident me dy vetura në Llapnasellë

Kosova.Today ·

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën Prishtinë–Ferizaj, ku një motoçiklist ka humbur jetën pas përplasjes në një aksident ku janë përfshirë edhe dy automjete. Viktima ka ndërruar jetë në vendin...

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën Prishtinë–Ferizaj, ku një motoçiklist ka humbur jetën pas përplasjes në një aksident ku janë përfshirë edhe dy automjete. Viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa rrethanat që çuan deri te aksidenti mbeten ende të paqarta, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja tragjike ka ndodhur më 24 tetor 2026, rreth orës 23:11, në fshatin Llapnasellë, përballë objektit “Day to Day”.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, në aksident janë përfshirë një motoçikletë e tipit Yamaha, me ngjyrë të kaltër dhe pa targa regjistrimi, si dhe dy vetura, Volkswagen Passat dhe BMW.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se njëra veturë, Volkswagen Passat me ngjyrë hiri, drejtohej nga Arbër Maliqi, 25 vjeçar, ndërsa automjeti tjetër, BMW me ngjyrë të zezë, drejtohej nga Ibrahim Ibrahimi, 42 vjeçar.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime fatale.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ekipi mjekësor nga Graçanica, i cili ka konstatuar vdekjen e motoçiklistit.

Identiteti i viktimës që humbi jetën nuk është konfirmuar ende në informacionet fillestare, ndërsa bëhet fjalë për një burrë, mosha e të cilit është vlerësuar rreth 30 vjeç.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë dalë njësitë patrulluese dhe hetuesit e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor, së bashku me zyrtarë drejtues të Policisë.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, ndërsa ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore ka tërhequr trupin e pajetë për autopsi.

Hetuesit po punojnë për të sqaruar dinamikën e aksidentit dhe për të përcaktuar rrethanat që çuan deri te përplasja fatale.

Deri më tani nuk është përcaktuar shkaktari i aksidentit, ndërsa rasti mbetet nën hetime.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Presidentja e dekreton ligjin për Byronë, Haxhiu: Secili që ushtron funksion publik duhet të ketë burim të ligjshëm e të dokumentuar të pasurisë

13.11.2026

Musliu-Rizvanollit: Vjedhni sa të mundni, veç liroje çmimin e rrymës e trego a do të kemi dimrit

13.11.2026

SHBA ndaloi të gjitha fluturimet, masa e rrallë rikthen kujtimet e 11 Shtatorit – krejt çka dihet

14.11.2026

Dekretohet Ligji për Byronë, nis faza e zbatimit për verifikimin e pasurisë

13.11.2026