BOTA

Trump: Do të zhgënjehesha shumë nëse Kina furnizon armë Iranit

Kosova.Today ·

Trump: Do të zhgënjehesha shumë nëse Kina furnizon armë Iranit Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të zhgënjehej shumë nëse Kina furnizon armë Iranit, duke iu referuar homologut të tij kinez, Xi Jinping. Sipas raportimeve të...

Trump: Do të zhgënjehesha shumë nëse Kina furnizon armë Iranit

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të zhgënjehej shumë nëse Kina furnizon armë Iranit, duke iu referuar homologut të tij kinez, Xi Jinping.

Sipas raportimeve të agjencisë Reuters, Irani pritet të marrë një dërgesë prej 300-400 raketash mbrojtëse ajrore me qitje të prodhuara në Kinë brenda disa javësh. Vlera e marrëveshjes thuhet se arrin në 60-70 milionë dollarë.

CNN kishte raportuar më parë se inteligjenca amerikane kishte treguar se Kina po përgatitej të dërgonte sisteme të reja të mbrojtjes ajrore Iranit, gjatë një periudhe kur Teherani po kërkonte të rimbushte sisteme armësh me ndihmën e partnerëve të huaj kryesorë.

Gjatë një takimi me gazetarët në Zyrën Ovale, Donald Trump u shpreh duke thënë: “Epo, kjo do të ishte e habitshme”. Ai u pyet për raportin e Reuters gjatë një konferencë shtypi të mbajtur të enjten.

“Dua të them, gjëra të tilla ndodhin, por kjo do të ishte e habitshme. Ai (Xi Jinping) më tha shumë fuqishëm se nuk do të merrte pjesë dhe e di që do të zhgënjehesha shumë”, shtoi presidenti amerikan.

Me pak fjalë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të zhgënjehej shumë nëse Kina furnizon armë Iranit. Sipas raportimeve, Irani pritet të marrë një dërgesë të raketave mbrojtëse ajrore nga Kina, me vlerë 60-70 milionë dollarë. Trump ka thënë se deklarata e homologut kinez, Xi Jinping, ishte e qartë në këtë drejtim.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

E frikshme! Ndërtesa 130 metra e lartë shembet brenda pak sekondash në Gjermani (VIDEO)

10.11.2026

Valë e fuqishme arrestimesh, Veselinoviqi kumbari i Radojçiqit arratiset drejt Turqisë!

12.11.2026

Trump: Do të shkoj në parajsë! Nuk dua të përfundoj në ferr

09.11.2026

Elektrifikimi në qendër të vëmendjes së Konferencës së Klimës

11.11.2026