JETA

Tuneli i Gotthardit do të mbyllet gjatë disa netëve të gushtit

Kosova.Today ·

Tuneli i Gotthardit, një nga arteriet më të rëndësishme rrugore që lidh veriun me jugun e Zvicrës, do të mbyllet për qarkullim gjatë disa netëve të muajit gusht për shkak të punimeve të mirëmbajtjes, përcjell albinfo.ch. Sipas Zyrës Federale...

Tuneli i Gotthardit, një nga arteriet më të rëndësishme rrugore që lidh veriun me jugun e Zvicrës, do të mbyllet për qarkullim gjatë disa netëve të muajit gusht për shkak të punimeve të mirëmbajtjes, përcjell albinfo.ch.

Sipas Zyrës Federale të Rrugëve (FEDRO), mbyllja do të zbatohet nga 10 deri më 27 gusht, nga e hëna deri të enjten, në intervalin 23:00–05:00.

Gjatë kësaj kohe, segmenti 17-kilometërsh ndërmjet Göschenenit (Uri) dhe Airolos (Ticino) do të jetë i mbyllur për të mundësuar punimet në tavanin e tunelit.

Tuneli i Gotthardit është një nga rrugët më të ngarkuara në Zvicër, veçanërisht gjatë sezonit veror, kur mijëra udhëtarë e përdorin atë për të udhëtuar drejt jugut të vendit dhe Italisë.

The post Tuneli i Gotthardit do të mbyllet gjatë disa netëve të gushtit appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mbi 800 hotele zvicerane i bashkohen padisë kolektive kundër Booking.com

16.11.2026

Tregu i Krishtlindjeve në St. Gallen largon dy atraksione tradicionale për fëmijë

12.11.2026

Piloti shqiptar shpallet më i miri me avionët F-35 në forcën ajrore të SHBA

15.11.2026

Italia ofron jetesë falas për plot 10 vite – shtëpi pranë detit dhe në fshatra malorë, ja kush mund të aplikojë!

12.11.2026