JETA

Apel urgjent nga Komuna e Prishtinës në orët e vona

Kosova.Today ·

Komuna e Prishtinës ka bërë apel urgjent për qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal, pasi malet përreth kryeqytetit janë përfshirë nga zjarret. Përmes një njoftimi, Komuna ka paralajmëruar se temperaturat e larta dhe kushtet e thata krijojnë...

Komuna e Prishtinës ka bërë apel urgjent për qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal, pasi malet përreth kryeqytetit janë përfshirë nga zjarret.

Përmes një njoftimi, Komuna ka paralajmëruar se temperaturat e larta dhe kushtet e thata krijojnë rrezik të madh për përhapjen e shpejtë të flakëve, duke rrezikuar pyjet, kafshët, pronat dhe jetën e qytetarëve.

Qytetarëve u është bërë thirrje që të mos ndezin zjarre në natyrë, të mos djegin barishte, hamullishta apo mbeturina, si dhe të mos hedhin cigare të ndezura dhe të mos lënë prush apo materiale të tjera që mund të shkaktojnë zjarr.

Komuna ka kërkuar që, në rast se qytetarët vërejnë tym apo zjarr, të largohen nga zona e rrezikut dhe të njoftojnë menjëherë Zjarrfikësit e Kryeqytetit në numrin 193.

Në njoftim është shprehur mirënjohje për zjarrfikësit dhe ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, të cilët, sipas Komunës, po përballen me zjarret pa ndërprerje, ditë e natë.

“Një pakujdesi e vetme mund të shkaktojë një katastrofë të madhe”, thuhet në apelin e Komunës, e cila ka kërkuar përgjegjësi nga të gjithë qytetarët për mbrojtjen e natyrës dhe jetës. /ORAinfo/


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

SP nominon Kujtim Ahmetin për Parlamentin Federal të Zvicrës në zgjedhjet e vitit 2027

16.11.2026

Leonis Iseni shpallet kampion i Zvicrës, mposht në finale David Mbega Bitobon

16.11.2026

Italia ofron jetesë falas për plot 10 vite – shtëpi pranë detit dhe në fshatra malorë, ja kush mund të aplikojë!

12.11.2026

Me shqiponjën dykrenare në diplomim! Adem Dalipi nga Kërçova krenon shqiptarët në Amerikë

13.11.2026