JETA

Ushtarët e Kosovës stërviten me forcat amerikane në Gjermani

Kosova.Today ·

Ushtria Amerikane në Evropë dhe Afrikë, ka njoftuar për një stërvitje të përbashkët që kanë realizuar me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në zonën stërvitore Hohenfels në Gjermani. Sipas njoftimit gjatë stërvitjes “Saber Junction 26”,...

Ushtria Amerikane në Evropë dhe Afrikë, ka njoftuar për një stërvitje të përbashkët që kanë realizuar me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në zonën stërvitore Hohenfels në Gjermani.

Sipas njoftimit gjatë stërvitjes “Saber Junction 26”, ushtarët e Kosovës kanë zhvilluar trajnim “forcë kundër forcës” me Batalionin e Parë të Regjimentit të 4-të të Këmbësorisë, i njohur si OPFOR.

“Ky trajnim u mundëson forcave aleate dhe partnere të përballen me skenarë të ndryshëm në kushte presioni, me qëllim forcimin e aftësive për përshtatje dhe reagim në situata luftarake”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se trajnim u ofroi forcave aleate dhe partnere përvojë praktike në kushte reale, duke forcuar aftësinë e tyre për t’u përshtatur dhe për të përmirësuar shkathtësitë luftarake nën presion.

Njoftimin e ushtrisë amerikane për Evropë e Afrikë, e ka ndarë edhe FSK-ja në profilin zyrtar të saj.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Municioni zviceran arrin në Rusi pavarësisht sanksioneve

15.11.2026

Ambasada e Zvicrës diskuton ndërkombëtarizimin e skenës muzikore të Kosovës

12.11.2026

Burrat demonstruan në Bernë kundër dhunës ndaj grave

14.11.2026

Tesla nis porositë për taksitë pa shofer, çmimi rreth 25 mijë franga

15.11.2026