KOSOVA

Ushtria e Kosovës bashkë me ushtrinë e Shqipërisë dhe të Kroacisë stërvitje në kufi me Serbinë

Kosova.Today ·

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se për herë të parë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë marrë pjesë në trajnimin për zhvillimin e liderëve të rinj ushtarakë në Qendrën “Marko Babic” të Ushtrisë...

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se për herë të parë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë marrë pjesë në trajnimin për zhvillimin e liderëve të rinj ushtarakë në Qendrën “Marko Babic” të Ushtrisë Kroate.

Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka njoftuar se trajnimi u përmbyll pas një marshimi taktik prej 88 kilometrash, nga Udbina deri te Kalaja e Kninit.

Në këtë program, ushtarakët e FSK-së u stërvitën së bashku me kolegë nga Kroacia, Sllovenia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, duke shënuar numrin më të madh të pjesëmarrësve të huaj deri më tani.

“Marshimi përmbyllës kishte edhe domethënie simbolike, duke nderuar historinë dhe sakrificën e popullit kroat gjatë Luftës Atdhetare. Programi kërkues zhvillon qëndrueshmërinë fizike dhe mendore, lidershipin dhe aftësinë për të marrë vendime në rrethana sfiduese.Përgëzoj ushtarakët tanë për përfaqësimin e denjë. Kjo përvojë avancon aftësitë e kuadrove tona dhe forcon bashkëpunimin ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë. Falënderoj homologun tim, Ivan Anušić, dhe Ushtrinë Kroate për këtë bashkëpunim të rëndësishëm”, thuhet në postim./Klankosova.tv


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

​Studentët në Tiranë bllokojnë rrugën te Zogu i Zi

14.11.2026

“Të votohet apo të nisë nga zero”: Kryeziu shpjegon fatin e Ligjit për Specialen

13.11.2026

Hoti mohon se qeveria ia ka hequr statusin e dëshmorit Ahmet Krasniqit, Fehmi Aganit e të tjerëve: Komisioni s’eksizton më

13.11.2026

Ismet Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të flasësh për bashkim duke i larguar ata që e ndërtuan partinë

14.11.2026