JETA

Mbi 10 mijë vdekje në Evropë për shkak të valëve të të nxehtit

Kosova.Today ·

Valët e të nxehtit në Evropë shkaktuan mbi 10 mijë vdekje Mbi 10 mijë vdekje janë regjistruar në Evropë gjatë valëve ekstreme të të nxehtit që kanë prekur pjesën perëndimore të kontinentit në fund të muajit qershor, sipas të dhënave të EuroMOMO....

Valët e të nxehtit në Evropë shkaktuan mbi 10 mijë vdekje

Mbi 10 mijë vdekje janë regjistruar në Evropë gjatë valëve ekstreme të të nxehtit që kanë prekur pjesën perëndimore të kontinentit në fund të muajit qershor, sipas të dhënave të EuroMOMO.

Sipas monitoruesit evropian të vdekshmërisë, i mbështetur nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), mbi 9 mijë nga viktimat ishin persona të moshës mbi 65-vjeçare, raporton Reuters.

Temperaturat rekord të regjistruara në disa vende evropiane kanë shkaktuar pasoja të rënda, ndërsa vlerësimet paraprake në Belgjikë, Britani të Madhe, Francë dhe Spanjë tregojnë se valët e të nxehtit kanë qenë shkaktar i mijëra vdekjeve shtesë.

Ndërkohë, grupi i shkencëtarëve World Weather Attribution vlerëson se valët ekstreme të të nxehtit të muajit qershor do të kishin qenë “pothuajse të pamundura” pa ndikimin e ndryshimeve klimatike.

Me pak fjalë

Valët e të nxehtit në Evropë kanë shkaktuar mbi 10 mijë vdekje, kryesisht midis personave të moshës mbi 65-vjeçare. Shkencëtarët lidhin këtë fenomen me ndryshimet klimatike.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Tesla nis porositë për taksitë pa shofer, çmimi rreth 25 mijë franga

15.11.2026

Valisi, kantoni i Zvicrës ku dërgohen pakot më të mëdha dhe më të rënda

12.11.2026

A po shpenzoni më tepër pa e ditur? Gabimet që ju rrisin faturën e rrymës gjatë ngrohjes me kondicioner

13.11.2026

Zug: Me dron policie identifikohet shqiptari i dyshuar për vjedhje me thyerje

13.11.2026