MAQEDONIA

VLEN: BDI vendet e punës i ndante sikur të ishin dhuratë nga Ali Ahmeti

Kosova.Today ·

VLEN ka dalë me një deklaratë për media pas akuzave të BDI-së për shkelje të Marrëveshjes së Ohri dhe të drejtave të shqiptarëve, transmeton InfoShqip. Komunikata e VLEN-it BDI-ja përsëri i është vërsulur Marrëveshjes së Ohrit, sikur ta kishte...

VLEN ka dalë me një deklaratë për media pas akuzave të BDI-së për shkelje të Marrëveshjes së Ohri dhe të drejtave të shqiptarëve, transmeton InfoShqip.

Komunikata e VLEN-it

BDI-ja përsëri i është vërsulur Marrëveshjes së Ohrit, sikur ta kishte tapi të vetën. Gjoja e mbron, ndërsa në të vërtetë e mban peng për hesapet e veta partiake. Partia që dikur u shpall edhe “e gjelbër”, tani pengon avancimin e njërit prej parimeve më të rëndësishme të Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat.

Për 22 vjet, BDI-ja e kishte edhe gurin, edhe arrën. Kishte ministra, deputetë dhe pushtet deri në fyt. Mund ta miratonte ligjin kur të donte, por nuk e bëri. Jo se nuk dinte. Nuk donte.

Pa ligj, vendet e punës i ndanin sikur të ishin dhuratë nga Ali Ahmeti. Një vend pune, një familje peng. Nëse ishe me ta, dera hapej. Nëse nuk ishe, rrije jashtë. Prandaj nuk u konvenonte që përfaqësimi i drejtë të ishte e drejtë e garantuar me ligj.

Tani që Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është në tavolinë, po e njëjta BDI e bllokon. Mekanizmin e Badenterit, i cili duhet t’i mbrojë interesat e bashkësive, BDI-ja e ka shndërruar në kërbaç partiak, me të cilin godet çdo zgjidhje që nuk mban vulën e saj. Nuk u intereson se çfarë fitojnë shqiptarët. Për ta është me rëndësi vetëm që VLEN-i të mos shënojë sukses.

Kur janë në pushtet, gjithçka u duket tamam. Kur mbeten pa kolltuqe, duhet të ndalet edhe shteti. E pra, ai film nuk kalon më.

Marrëveshja e Ohrit nuk është tapi e Ali Ahmetit, pronë e BDI-së apo trashëgimi e karrigexhinjve të Reçicës së Vogël. Ajo është rezultat i sakrificës së një populli të tërë. Përfaqësimi i drejtë nuk është lëmoshë partiake, por e drejtë e qytetarëve dhe detyrim i shtetit.
Për 22 vjet nuk e bënë ligjin. Tani po përpiqen ta bllokojnë. Ligji duhet të ecë përpara, pa shantazhe e pa bllokada.

The post VLEN: BDI vendet e punës i ndante sikur të ishin dhuratë nga Ali Ahmeti appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Shasivari hap procesin ligjvënës ndaj publikut – Kodi i Ri Penal dhe Ligji për Procedurën Penale publikohen në ENER

13.11.2026

Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai! Kush është “napoleoni” shqiptar dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!

13.11.2026

‘As Senjak’ del me deklaratë për opinionin pas akuzave për lidhje me Alta Bankën

14.11.2026

Dimitrievski: Gjykimet në shqip, në Shqipëri e Kosovë!

13.11.2026