JETA

Tri ditë para vendimit për Thaçin dhe të tjerët, Policia sqaron masat e shtuara të sigurisë

Kosova.Today ·

Policia e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve se vendi po “blindohet” në prag të vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë më 16 shtator. Përmes një komunikate, Policia ka thënë se planifikimi dhe ndërmarrja e masave të sigurisë në raste kur priten...

Policia e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve se vendi po “blindohet” në prag të vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë më 16 shtator.

Përmes një komunikate, Policia ka thënë se planifikimi dhe ndërmarrja e masave të sigurisë në raste kur priten aktivitete apo grumbullime të mëdha të qytetarëve janë pjesë e procedurave të rregullta policore.

Sipas Policisë, këto masa kanë për qëllim menaxhimin e sigurt të tubimeve, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, menaxhimin e trafikut dhe garantimin e mbarëvajtjes së aktiviteteve.

Policia ka theksuar se gjatë planifikimeve merret parasysh edhe mundësia që individë apo elemente të caktuara, përfshirë persona nga jashtë vendit, të tentojnë të shfrytëzojnë grumbullimet e mëdha për provokime apo incidente.

“Masat parandaluese dhe standarde” aplikohen varësisht nga numri i pritshëm i pjesëmarrësve dhe vlerësimi i përgjithshëm i situatës, thuhet në njoftim.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve dhe mediave që të mbështeten vetëm në informacionet zyrtare dhe të shmangin përhapjen e pretendimeve të pakonfirmuara, të cilat mund të shkaktojnë shqetësim të panevojshëm në opinion.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Uji i ndotur në Turbenthal, banorëve u kërkohet ta vlojnë para përdorimit

14.11.2026

Zvicra shkëlqen në World Ski Awards 2026, por titulli i resortit më të mirë në botë shkon në Francë

13.11.2026

Leonis Iseni shpallet kampion i Zvicrës, mposht në finale David Mbega Bitobon

16.11.2026

Shtohen vjedhjet në Zvicër, policia jep këshilla për mbrojtjen e banesave

13.11.2026