JETA

Veterani i UÇK-së, Nuhi Tahiri kërkon falje për incidentin në protestë: E humba kontrollin

Kosova.Today ·

Veterani dhe invalidi i luftës së UÇK-së, Nuhi Tahiri, ka reaguar publikisht lidhur me incidentin e ndodhur gjatë protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë.Tahiri ka bërë të ditur se kishte marrë pjesë në...

Veterani dhe invalidi i luftës së UÇK-së, Nuhi Tahiri, ka reaguar publikisht lidhur me incidentin e ndodhur gjatë protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë.Tahiri ka bërë të ditur se kishte marrë pjesë në protestë së bashku me një grup shoqëror, me qëllim që të shprehte mbështetjen për katër ish-krerët e UÇK-së.

Në reagimin e tij, ai ka dhënë edhe versionin e tij lidhur me rrethanat që i paraprinë përplasjes.

Sipas Tahirit, një person ishte afruar dhe u kishte thënë se nuk mund të kalonin në një pjesë tjetër të hapësirës ku po zhvillohej protesta. Tahiri pretendon se personi kishte përdorur edhe fjalë fyese ndaj tyre.Ai thotë se më pas i ishte drejtuar personit për t’i kërkuar që të mos e pengonte, por situata, sipas tij, u përshkallëzua pas fyerjeve dhe një kërcënimi që pretendohet se iu bë.

Tahiri ka pranuar se në atë moment e kishte humbur kontrollin dhe kishte reaguar në mënyrë të papërshtatshme.“Dua t’i kërkoj falje protestuesve për reagimin e pamatur”, ka shkruar Tahiri në reagimin e tij.

Në fund të reagimit, veterani dhe invalidi i luftës së UÇK-së ka shprehur respekt për të gjithë pjesëmarrësit në protestë dhe ka kërkuar falje për mënyrën se si reagoi gjatë incidentit.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicra ndër vendet me më shumë javë mungesa në punë për shkak të sëmundjeve

12.11.2026

Sindikatat kërkojnë pagë minimale prej 5.000 frangash për punonjësit me arsim profesional

13.11.2026

Zbulohet metodë e re për identifikimin e “drogës së përdhunimit” deri në tri ditë pas konsumimit

12.11.2026

Pas të ftohtit, të dielën temperaturat mund të arrijnë deri në 15 gradë

13.11.2026