KOSOVA

Videoklipi i Don Xhonit në “Makedonium”, Mickoski: Do të kërkoj shkarkimin e drejtorit dhe Bordit Drejtues

Kosova.Today ·

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar shkarkimin e drejtorit dhe Bordit Drejtues të monumentit kulturor “Makedonium” në Krushevë, pas lejimit të xhirimit të videoklipit të këngës “Sexy Mama” nga një reper...

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar shkarkimin e drejtorit dhe Bordit Drejtues të monumentit kulturor “Makedonium” në Krushevë, pas lejimit të xhirimit të videoklipit të këngës “Sexy Mama” nga një reper nga Kosova.

Sipas informacioneve të publikuara në mediat maqedonase, hapësira e monumentit ishte dhënë me qira për xhirime për shumën prej 500 eurosh.

Mickoski e ka cilësuar rastin si të papranueshëm dhe ka kërkuar nga ministri i Kulturës dhe Turizmit shkarkimin e drejtuesve të institucionit.

“Do t’i kërkoj ministrit të Kulturës dhe Turizmit të shkarkojë drejtorin e atij institucioni së bashku me Bordin Drejtues, sepse institucionet e tilla nuk duhet të keqpërdoren për qëllime të tilla”, tha Mickoski.

Ai gjithashtu u kërkoi falje qytetarëve për atë që e cilësoi si lëshim dhe tha se do të ndërmerren masa për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

S’ka kuorum për votimin e rezolutës së propozuar nga deputetja Jashari

13.11.2026

Blerim Latifi: Himni i Izraelit u fishkëllye për llogari të një populli që Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë

14.11.2026

Hoti mohon se qeveria ia ka hequr statusin e dëshmorit Ahmet Krasniqit, Fehmi Aganit e të tjerëve: Komisioni s’eksizton më

13.11.2026

U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë

15.11.2026