SHQIPERIA

Rama ndan videon nga mbërritja në Samitin e Procesit të Berlinit: I lumtur që jam këtu për këtë ritual të përvitshëm

Kosova.Today ·

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin e tij social Facebook këtë të enjte mbërritjen e tij në Budva të Malit të Zi, ku po mbahet Samiti i Procesit të Berlinit. Përkrah shkrimit, Rama ka ndarë edhe fjalimin e shkurtër që ka mbajtur para...

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin e tij social Facebook këtë të enjte mbërritjen e tij në Budva të Malit të Zi, ku po mbahet Samiti i Procesit të Berlinit.

Përkrah shkrimit, Rama ka ndarë edhe fjalimin e shkurtër që ka mbajtur para gazetarëve, ku është shprehur se është i lumtur që merr sërish pjesë në këtë ritual të përvitshëm.

“Në fakt, i vetmi vend ku mund të kesh gjithmonë një helikopter mbi kokë sa herë që vjen. Ndërkohë, ndihem mirë që jemi këtu sërish për Procesin e Berlinit, një ritual i përvitshëm që këtë herë po zhvillohet në këtë vend të jashtëzakonshëm. Çfarë të them më shumë? Jam këtu dhe jam i lumtur të vazhdoj me miqtë që po më presin”, tha Rama.

The post Rama ndan videon nga mbërritja në Samitin e Procesit të Berlinit: I lumtur që jam këtu për këtë ritual të përvitshëm appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

PD prezanton paketën e plotë të propozimeve për Reformën Zgjedhore, 8 fushat ku kërkon ndërhyrje

13.11.2026

I kërkuar nga Mali i Zi për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet në Shkodër 52-vjeçari! Pritet ekstradimi

13.11.2026

Rama kërkon votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga PS-ja, për Veliajn: “Jo, sepse i ka duart e lidhura”

14.11.2026

Rama për protestat: Kanë hedhur gurë e molotovë, tani është koha që të flasim ne me qytetarët në çdo lagje e fshat

14.11.2026