Rama kërkon votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga PS-ja, për Veliajn: “Jo, sepse i ka duart e lidhura”
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste të hidhet në votim përjashtimi i Elisa Spiropalit nga partia. Lajmi bëhet i ditur nga burime për Euronews Albania, të cilat bëjnë me dije se kërkesa është...
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste të hidhet në votim përjashtimi i Elisa Spiropalit nga partia.
Lajmi bëhet i ditur nga burime për Euronews Albania, të cilat bëjnë me dije se kërkesa është bërë gjatë diskutimeve me dyer të mbyllura në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së.
Ndërkohë, gjatë diskutimeve për Erion Veliajn, mësohet se Rama është shprehur: “Për atë jo, sepse i ka duart e lidhura”.
Deklaratat e raportuara vijnë në një moment kur Asambleja e PS-së po zhvillon diskutime për organizimin e brendshëm të partisë dhe ndryshimet në drejtimin e saj politik.
The post Rama kërkon votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga PS-ja, për Veliajn: “Jo, sepse i ka duart e lidhura” appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.