SHQIPERIA

VIDEO/Protestuesit thyejnë ‘karriget e dialogut’ para Kryeministrisë, iu vendosin flakën

Kosova.Today ·

Protesta e cila nisi fillimisht para Ministrisë së Arsimit është zhvendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së Kryeministrisë. Pasi kanë mbërritur në shesh, situata ka shënuar momente të reja tensioni. Protestuesit kanë marrë...

Protesta e cila nisi fillimisht para Ministrisë së Arsimit është zhvendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së Kryeministrisë.

Pasi kanë mbërritur në shesh, situata ka shënuar momente të reja tensioni. Protestuesit kanë marrë dhe kanë thyer “karriget e dialogut” të vendosura nga kryeministri Edi Rama para Kryeministrisë, duke u vënë më pas flakën atyre në mes të rrugës.

Forcat e rendit ndodhen në gatishmëri në zonë për të monitoruar zhvillimet e mëtejshme dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. Policia deri më tani nuk ka ndërhyrë dhe nuk ka patur asnjë përplasje me protestuesit.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rikthehet furnizimi me ujë në Korçë, riparohet defekti pas katër orësh

14.11.2026

Incident gjatë protestës, dy protestues tentojnë të thyejnë me shtyllë hekuri derën e Kryesisë së Kuvendit (VIDEO)

14.11.2026

Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Po, Spiropali dhe Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë

14.11.2026

Përmbytje dhe mungesë e energjisë elektrike në Theth për shkak të motit të keq (VIDEO)

13.11.2026