SHQIPERIA

Vijon protesta dhe sot, të rinjtë mblidhen sërish në orën 14:00, para Ministrisë së Arsimit

Kosova.Today ·

Pas protestës së djeshme në Tiranë, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje me policinë, të rinjtë kanë paralajmëruar vijimin e tubimeve edhe sot. Protesta e radhës pritet të zhvillohet në Ministrinë e Arsimit, rreth orës 14:00, ku do të...

Pas protestës së djeshme në Tiranë, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje me policinë, të rinjtë kanë paralajmëruar vijimin e tubimeve edhe sot.

Protesta e radhës pritet të zhvillohet në Ministrinë e Arsimit, rreth orës 14:00, ku do të ketë dhe nisjen e saj, ndërkohë pritet për tu parë se si do të shpërndahet më pas tubimi.

Gjatë protestës së djeshme, situata u përshkallëzua në disa zona të kryeqytetit, ku policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për shpërndarjen e protestuesve.

Ndërkohë, disa persona u shoqëruan në spital për ndihmë mjekësore, teksa rasti më i komplikuar dhe i rëndë sipas bluzave të bardha, ishte 28-vjeçari nga Elbasani Erjon Vishkulli, i cili u godit me plumb gome në sy gjatë protestës.

The post Vijon protesta dhe sot, të rinjtë mblidhen sërish në orën 14:00, para Ministrisë së Arsimit appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë pas marshimit nga Ministria e Arsimit në Unazën e Tiranës

14.11.2026

Incident gjatë protestës, dy protestues tentojnë të thyejnë me shtyllë hekuri derën e Kryesisë së Kuvendit (VIDEO)

14.11.2026

Shtyhet seanca për dosjen ‘SAPAC’, shkak mungesa e ish-ministrit Beqaj

13.11.2026

Nga votimi i detyrueshëm te listat e hapura për këshilltarët bashkiakë, Berisha prezanton qëndrimet e PD-së për Reformën Zgjedhore

13.11.2026