JETA

Vlora Çitaku caktohet anëtare në Grupin Punues të Apelit në Hagë

Kosova.Today ·

Kryesia e Kuvendit ka caktuar nënkryetaren e Kuvendit, Vlora Çitaku si anëtare në Grupin Punues për hartimin dhe harmonizimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para dhomave të Specializuara në Hagë. Ndërkohë, kryetarja...

Kryesia e Kuvendit ka caktuar nënkryetaren e Kuvendit, Vlora Çitaku si anëtare në Grupin Punues për hartimin dhe harmonizimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para dhomave të Specializuara në Hagë.

Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për themelimin e këtij grupi punues.

Pos tjerash, ajo foli edhe për përmbajtjen e këtij grupi.

“Po ashtu, do t’ju njoftoj se Kryesia e Kuvendit ka caktuar nënkryetaren e Kuvendit, zonjën Vlora Çitaku, si anëtare në grupin punues për harmonizimin e strategjisë shtetërore qytetare lidhur me procedurat e afatit para Dhomave të Specializuara në Hagë. Si kryetare e Kuvendit, unë kam thirrur në vazhdimësi takime me anëtarët e tjerë, çka sapo e deleguam në këtë grup, në mënyrë që Kuvendi i Republikës së Kosovës të jep kontribut maksimal. Por, po ashtu, natyrisht që do të ftohen edhe ekspertë të fushës që mund të japin kontributin e tyre profesional në këtë grup. Pra, si vendim e kam mirëpritur dhe vlerësoj që është rruga e duhur në përballjen tonë me këtë proces të rëndë dhe po ashtu të padrejtë”, ka thënë Haxhiu.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicra shkëlqen në World Ski Awards 2026, por titulli i resortit më të mirë në botë shkon në Francë

13.11.2026

Zbulohet pse rrëshqitja masive e shkëmbinjve në Brienz ndodhi disa javë më vonë se parashikimi

11.11.2026

Pinea Matoshi shpallet aktorja më e mirë e re në një festival prestigjioz të filmit në Gjermani

14.11.2026

Ai punon në Mercedes…

13.11.2026