KOSOVA

Vuçiq vazhdon lojën elektorale me gjyqin e Hagës, del me pretendim të ri për “vendimin final”

Kosova.Today ·

Në prag të zgjedhjeve në Serbi, presidenti serb, Alekansder Vucic, vazhdon të eksplorojë mbi gjyqin e Hagës për qëllime elektroale. Ditë më parë kishte deklaruar se Hashim Thaçi do të lirohej nga akuzat për krime lufte dhe se do të “dënohej”...

Në prag të zgjedhjeve në Serbi, presidenti serb, Alekansder Vucic, vazhdon të eksplorojë mbi gjyqin e Hagës për qëllime elektroale.

Ditë më parë kishte deklaruar se Hashim Thaçi do të lirohej nga akuzat për krime lufte dhe se do të “dënohej” vetëm për aktakuzën për ndërhyrje në drejtësi.

Megjithatë tashmë thotë se ka marrë disa “informacione” të tjera gjatë qëndrimit në Paris, që sipas tij, “dënimi mund të jetë më i rëndë”

“Ndërkohë kam dëgjuar se është e mundur që ai të marrë një dënim të rëndë, por le të presim. Do të doja që parashikimet e mia të para të mos ishin të mira dhe që ky informacion tjetër që mora të ishte më i saktë, por nuk e besoj”, pretendon Vuçiq.

“Do ta shohim se kush ka të drejtë pas katër ditësh”, ka shtuar tutje presidenti serb


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

​Studentët në Tiranë bllokojnë rrugën te Zogu i Zi

14.11.2026

S’ka kuorum në Kuvend për rezolutën që kërkon furnizim të pandërprerë me barna esenciale

13.11.2026

E dhimbshme: Ky është 47 vjeçari nga Kosova që vdiq në një aksident në Mal të Zi

15.11.2026

Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin

15.11.2026