KOSOVA

Sot, ora e parë nuk nis si zakonisht në shkollat e Prishtinës

Kosova.Today ·

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës ka kërkuar që ora e parë e mësimit sot, më 16 shtator, t’i kushtohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), historisë së luftës për çlirimin e Kosovës dhe kontributit të çlirimtarëve. Në shkresën e...

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës ka kërkuar që ora e parë e mësimit sot, më 16 shtator, t’i kushtohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), historisë së luftës për çlirimin e Kosovës dhe kontributit të çlirimtarëve.

Në shkresën e datës 15 shtator 2026, drejtorive të shkollave u është kërkuar që gjatë orës së parë të mësimit të trajtohen, në mënyrë të përshtatshme për moshën e nxënësve, temat që lidhen me luftën e UÇK-së, sakrificën e qytetarëve për lirinë e Kosovës, si dhe procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas Komunës së Prishtinës, kjo nismë synon që nxënësit të njihen me historinë e afërt të vendit dhe të reflektojnë mbi rëndësinë e lirisë, paqes dhe kujtesës historike.

“Qëllimi i kësaj ore është që nxënësit të njihen me historinë e afërt të vendit tonë dhe të reflektojnë mbi rëndësinë e lirisë, paqes dhe kujtesës historike”, thuhet në shkresë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Punëtorët e KEK’ut paralajmërojnë protestë të re për javën e ardhshme: Jo të nëpërkëmbur

14.11.2026

​I vazhdohet paraburgimi për dy muaj Feim Salit, i dyshuar për spiunazh te BIA serbe

13.11.2026

Kosova pa taksë për karbonin, përball faturës së ndotjes

15.11.2026

IHMK paralajmëron mot me shi gjatë vikendit, në viset malore priten reshje bore

13.11.2026