MAQEDONIA

Dr. Zekirija Tahiri kurorëzohet me titullin Specialist i Endodoncisë!

Kosova.Today ·

Pas tri viteve studim të pandërprerë, mund e përkushtim maksimal, deputeti i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut nga radhët e koalicionit VLEN, Zekirija Tahiri, ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm në karrierën e tij profesionale duke u...

Pas tri viteve studim të pandërprerë, mund e përkushtim maksimal, deputeti i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut nga radhët e koalicionit VLEN, Zekirija Tahiri, ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm në karrierën e tij profesionale duke u pajisur me titullin Specialist i Endodoncisë pranë Universitetit „Shën Kirili dhe Metodij“.

Tahiri, i cili studimet e stomatologjisë i ka kryer më parë në Universitetin e Tiranës, ka kurorëzuar këtë rrugëtim akademik me një profilizim të avancuar. Në një njoftim të ndarë me publikun, ai ka shprehur mirënjohje të thellë për komisionin vlerësues të përbërë nga Dekanja e Fakultetit të Stomatologjisë, Prof. Dr. Sonja Apostolska, Prof. Dr. Lidija Popovska dhe Prof. Dr. Ilijana Muratoska.

Falënderime të veçanta ai i ka dedikuar edhe mentorëve të tij, Prof. Dr. Pavlina Aleksova dhe Prof. Dr. Marina Eftimovska, si dhe edukatorit Dr. Spec. Hisni Rexhepi, për mbështetjen e pakursyer dhe udhëzimet gjatë këtij procesi sfidues.
Në mbyllje të mesazhit të tij, ky sukses i është kushtuar familjes, e cila ka qenë shtylla kryesore dhe mbështetja më e madhe në çdo hap të rrugëtimit të tij profesional. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mexhiti dhe Sulejmani në Ankara, kërkohet mbështetja turke për Çarshinë e Shkupit

13.11.2026

Astrit Iseni: One Stop Shop me Shqipërinë, hap i ri drejt lehtësimit të qarkullimit në kufi

13.11.2026

Mickoski: Pjesa praktike e provimit të jurisprudencës do të zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase

13.11.2026

Sipas Nju Jork Tajms, Putin kërkon edhe largimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë nga NATO?

15.11.2026