MAQEDONIA

Zëvendësministri Albrim Hoxha, panelist në Samitin Ballkanik 2026 në Prishtinë

Kosova.Today ·

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave i Maqedonisë së Veriut, Albrim Hoxha, mori pjesë në Samitin Ballkanik 2026, që u mbajt në Prishtinë. Hoxha ishte panelist në sesionin kushtuar bujqësisë dhe sektorit agro-ushqimor,...

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave i Maqedonisë së Veriut, Albrim Hoxha, mori pjesë në Samitin Ballkanik 2026, që u mbajt në Prishtinë.

Hoxha ishte panelist në sesionin kushtuar bujqësisë dhe sektorit agro-ushqimor, me temë “Nga toka ballkanike te raftet globale: bujqësia, agroteknologjia dhe përpunimi i ushqimit në shkallë të gjerë”.

Në këtë panel, krahas zëvendësministrit Hoxha, morën pjesë edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i Kosovës, Armend Muja, si dhe Ilir Ajdini, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë.

Diskutimet u përqendruan në perspektivat e zhvillimit të bujqësisë në Ballkanin Perëndimor, forcimin e bashkëpunimit rajonal, modernizimin e prodhimit bujqësor dhe mundësitë për rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve agro-ushqimore në tregjet ndërkombëtare.

Pjesëmarrja e Hoxhës në këtë samit ishte një mundësi për të prezantuar perspektivën e Maqedonisë së Veriut dhe për të shkëmbyer përvoja me përfaqësuesit e Kosovës dhe Shqipërisë mbi sfidat dhe mundësitë e përbashkëta në sektorin e bujqësisë.

Samiti Ballkanik 2026 mblodhi përfaqësues institucionalë, ekspertë dhe aktorë të fushave të ndryshme, me fokus zhvillimin ekonomik dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai! Kush është “napoleoni” shqiptar dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!

13.11.2026

VMRO-DPMNE kërkon hetim për kredinë 5-milionëshe të “Alta Bankës”

14.11.2026

Për 5 orë, policia gjobiti 147 këmbësorë!

13.11.2026

Toshkovski: Iva Mihailova nuk u ndihmua nga policia, nuk është kapur në asnjë nga kamerat në pikat kufitare

13.11.2026