MAQEDONIA

Kush do ta zëvendësojë Islam Abazin? Pesë prokurorë në garë për postin

Kosova.Today ·

Mbetet i njëjtë numri i kandidatëve të paraqitur në garën për të zëvendësuar Islam Abazin si shef të Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Deri në fillim të kësaj jave ishin paraqitur pesë kandidatë, dhe...

Mbetet i njëjtë numri i kandidatëve të paraqitur në garën për të zëvendësuar Islam Abazin si shef të Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Deri në fillim të kësaj jave ishin paraqitur pesë kandidatë, dhe pas kësaj nga Këshilli i Prokurorëve njoftojnë se nuk ka pasur kandidat të ri të paraqitur.

Në garë për këtë pozitë janë prokurorët: Iskra Haxhivasileva, Lidija Rajçeviq, Trajçe Pelivanov, Faton Azizi dhe Jove Cvetanovski.

Secili prej tyre vjen me bagazh të pasur të lëndëve që kanë përfaqësuar në Gjykatën Penale, mes tyre “Aditivi”, “Mazuti”, “FFM” dhe disa lëndë të PSP-së. Votimi bëhet më 28 tetor ndërsa mandati i Abazit përfundon më 8 nëntor.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mexhiti: Mos e keqpërdorni Badinterin kundër interesave të shqiptarëve, BDI po tenton të bllokojë ligjin për jurisprudencën

13.11.2026

Mexhiti dhe Sulejmani në Ankara, kërkohet mbështetja turke për Çarshinë e Shkupit

13.11.2026

Kasami në Zagreb viziton Shoqatën e Dramës Shqiptare “Mërgimtari”

15.11.2026

Ratifikohen kontrollet e përbashkëta kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, One Stop Shop në pesë vendkalime

13.11.2026