KOSOVA

Hoti: Zgjedhim zgjedhjet e reja

Kosova.Today ·

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratës së Albin Kurtit se marrëveshja politike për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president mbetet në fuqi. Hoti thotë se nuk mund të kërkohet zbatimi i një marrëveshjeje kur vetë Sejdiu...

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratës së Albin Kurtit se marrëveshja politike për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president mbetet në fuqi.

Hoti thotë se nuk mund të kërkohet zbatimi i një marrëveshjeje kur vetë Sejdiu është tërhequr nga kandidatura. Sipas tij, dakordimi mes dy kryetarëve të partive nuk mund të shndërrohet në detyrim për deputetët e Kuvendit.

“Si mund të thirret dikush në një marrëveshje kur vetë personi i përfshirë në atë marrëveshje është tërhequr nga kandidatura?!”, ka shkruar Hoti.

Ai ka deklaruar se deputetët, si përfaqësues të qytetarëve, nuk duhet t’i nënshtrohen detyrimeve që burojnë nga marrëveshjet politike.

Hoti ka bërë të ditur se grupi prej deputetësh që kundërshton kandidaturën e Sejdiut është i gatshëm të votojë një kandidat nga LDK-ja, duke argumentuar se kjo do të siguronte balancën e pushteteve.

“Ne zgjedhim ‘zgjedhjet e reja’ në vend të nënshtrimit politik”, ka theksuar Hoti.

Ai e ka mbyllur reagimin me mesazhin: “Marrëveshjet politike mund të negociohen, por jo Kushtetuta e Kosovës.” (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Hoti mohon se qeveria ia ka hequr statusin e dëshmorit Ahmet Krasniqit, Fehmi Aganit e të tjerëve: Komisioni s’eksizton më

13.11.2026

Kurti: Herët të flitet për mundësinë e një kapitulli të ri me Serbinë, sa më shpejt që do të na njohin aq më mirë për dy vendet

13.11.2026

Kërkohet paraburgim për zyrtarin e Komunës së Prishtinës, bllokohen 48 parcela

13.11.2026

Hoti: Kam përshtypjen që në kabinetin e Kurtit kryejnë ndonjë trajnim për të mashtruar publikun

15.11.2026