KOSOVA

Zhdukja e 45 vjeçares në Gjakovë, policia kërkon ndihmë për gjetjen e saj

Kosova.Today ·

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe gjetjen e Makfirete Kamer Avdylajt, e cila është raportuar e zhdukur në Gjakovë. Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, 45-vjeçarja, e lindur më 18...

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe gjetjen e Makfirete Kamer Avdylajt, e cila është raportuar e zhdukur në Gjakovë.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, 45-vjeçarja, e lindur më 18 shtator 1980, është banore e lagjes “Brekoc” në Gjakovë.

Me autorizim të prokurorit të shtetit, Policia ka bërë thirrje për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat, në kuadër të përpjekjeve për gjetjen e saj.

“Luten të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur apo çfarëdo të dhënë tjetër që mund të ndihmojë në gjetjen e saj, të njoftojnë menjëherë Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se çdo informacion mund të raportohet në numrat pa pagesë 192 dhe 0800 19999, përmes adresës elektronike info@kosovopolice.com, si dhe përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.

Policia ka falënderuar qytetarët paraprakisht për bashkëpunimin dhe ndihmën në lokalizimin e personit të zhdukur.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Punëtorët e KEK’ut paralajmërojnë protestë të re për javën e ardhshme: Jo të nëpërkëmbur

14.11.2026

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë reagon për këngën nacionaliste në Bruksel: E papranueshme, BE-ja duhet të japë sqarime

15.11.2026

Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit

14.11.2026

Dimër i rëndë për Kosovën, qytetarëve u kërkohet të përgatiten edhe me dru për ngrohje

16.11.2026