SHQIPERIA

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpritet programacioni i mëngjesit

Kosova.Today ·

Një zjarr ka rënë në ambientet e Top Albania Radio, duke ndikuar në funksionimin normal të radios dhe duke sjellë anulimin e transmetimit të programit të mëngjesit “Wake Up”. Për shkak të situatës së krijuar, transmetimi i parashikuar i emisionit...

Një zjarr ka rënë në ambientet e Top Albania Radio, duke ndikuar në funksionimin normal të radios dhe duke sjellë anulimin e transmetimit të programit të mëngjesit “Wake Up”.

Për shkak të situatës së krijuar, transmetimi i parashikuar i emisionit “Wake Up”, që realizohet në bashkëpunim mes Top Channel dhe Top Albania Radio, nuk është zhvilluar.
Ngjarja ka sjellë ndërprerje të aktivitetit të zakonshëm të transmetimit, ndërsa mbeten për t’u sqaruar rrethanat në të cilat ka rënë zjarri dhe pasojat e tij.

Top Albania Radio dhe Top Channel do të informojnë publikun për çdo zhvillim të konfirmuar lidhur me ngjarjen dhe rikthimin e programacionit normal./TCH


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rama për median: 60% e përmbajtjes është kundër qeverisë, akuzon ekranet se glorifikojnë dhunën, propozoi debat kombëtar

14.11.2026

Nga votimi i detyrueshëm te listat e hapura për këshilltarët bashkiakë, Berisha prezanton qëndrimet e PD-së për Reformën Zgjedhore

13.11.2026

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve solidarizohet me protestën e studentëve: Pedagogët t’i bashkohen tubimit

13.11.2026

“Nuk i kam përdorur votat për pazare personale”, Braçe: Nuk kam negociuar me Ramën për t’u bërë ministër

14.11.2026