JETA

Zviceranët po shkojnë në Austri për karburant, kursimi arrin deri në 21 franga

Kosova.Today ·

Rritja e çmimeve të karburanteve në Zvicër po i shtyn gjithnjë e më shumë shoferët të furnizohen në Austrinë fqinje, ku çmimet janë dukshëm më të ulëta. Madje, për të kursyer, në këtë shtet po udhëtojnë edhe banorë nga kantoni i Cyrihut. Sipas...

Rritja e çmimeve të karburanteve në Zvicër po i shtyn gjithnjë e më shumë shoferët të furnizohen në Austrinë fqinje, ku çmimet janë dukshëm më të ulëta. Madje, për të kursyer, në këtë shtet po udhëtojnë edhe banorë nga kantoni i Cyrihut.

Sipas gazetës zvicerane Blick, një litër naftë në Zvicër kushton mesatarisht 2,45 franga, ndërsa benzina pa plumb 95 kushton 2,16 franga. Në një pikë karburanti në Lochau të Austrisë, çmimet janë përkatësisht 2,01 dhe 1,70 franga për litër.

Diferenca arrin në 42 cent për litër naftë dhe 32 cent për benzinë. Për një rezervuar prej 50 litrash, shoferët mund të kursejnë nga 16 deri në 21 franga, pa përfshirë shpenzimet e udhëtimit.

Bizneset e karburanteve pranë kufirit po përfitojnë nga kjo tendencë. Sipas përfaqësuesve të sektorit, numri i klientëve zviceranë është rritur ndjeshëm, ndërsa në disa pika karburanti çdo veturë e dytë ka targa zvicerane.

Ndërkohë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë paralajmëron se furnizimi global me naftë dhe karburant për ngrohje mund të mbetet nën presion deri në vitin 2027, duke mbajtur çmimet në nivele të larta/albinfo.ch/

The post Zviceranët po shkojnë në Austri për karburant, kursimi arrin deri në 21 franga appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Cilat janë profesionet në Zvicër që do të përfitonin nga paga minimale prej 5 mijë frangash?

12.11.2026

15 tregjet më të bukura të Krishtlindjes në Zvicër në vitin 2026

12.11.2026

Gjithnjë e më shumë punëtorë në Zvicër përballen me vështirësi financiare, shqetësime edhe për inteligjencën artificiale

11.11.2026

Shtohen vjedhjet në Zvicër, policia jep këshilla për mbrojtjen e banesave

13.11.2026