JETA

Zvicra shqyrton rikthimin e kurseve të detyrueshme për pronarët e qenve

Kosova.Today ·

Zvicra mund të rikthejë kurset e detyrueshme të trajnimit për pronarët e qenve, të cilat u shfuqizuan dhjetë vjet më parë, përcjell albinfo.ch. Parlamenti zviceran po diskuton mundësinë e rivendosjes së këtij detyrimi në nivel kombëtar. Në...

Zvicra mund të rikthejë kurset e detyrueshme të trajnimit për pronarët e qenve, të cilat u shfuqizuan dhjetë vjet më parë, përcjell albinfo.ch.

Parlamenti zviceran po diskuton mundësinë e rivendosjes së këtij detyrimi në nivel kombëtar. Në vitin 2016, autoritetet federale hoqën kërkesën për këto kurse, duke ua lënë kantoneve vendimin nëse do t’i bënin ato të detyrueshme apo jo.

Tani, një pjesë e deputetëve po mbështesin rikthimin e trajnimeve të detyrueshme në të gjithë vendin.

Nisma është paraqitur nga deputetja Meret Schneider, e cila argumenton se trajnimet do të ndihmonin në rritjen e sigurisë dhe të përgjegjësisë së pronarëve të qenve. Propozimi mbështetet edhe nga organizata për mbrojtjen e qenve Hund Schweiz./Albinfo.ch

The post Zvicra shqyrton rikthimin e kurseve të detyrueshme për pronarët e qenve appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

St. Gallen: U promovua libri poetik në gjuhën gjermane i Isuf Sherifit

15.11.2026

Stuhi dhe reshje të dendura shiu në Evropë, moti i paqëndrueshëm pritet të përfshijë edhe Zvicrën

16.11.2026

Tragjedi në Itali, vdes 47 vjeçari nga Tetova (FOTO)

15.11.2026

Qyteti i Cyrihut, me paga minimale prej 23.90 frangash në orë nga 1 janari 2027

12.11.2026