SHQIPERIA

Aksident tragjik në Shkodër, makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar

Kosova.Today ·

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet teksa po ecte në trotuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”....

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet teksa po ecte në trotuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”.

Sipas informacionit paraprak të policisë, një 27-vjeçare, e cila drejtonte automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit. Si pasojë, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët metalike të një ndërtese, duke goditur këmbësoren 67-vjeçare, me inicialet E. B.

Pavarësisht pasojave të rënda, 67-vjeçarja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe përcaktuar shkakun e tij.

The post Aksident tragjik në Shkodër, makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Aksident në aksin Fier-Libofshë, plagoset një person

08.11.2026

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

08.11.2026

Masakra në Poloni, shqiptari nga Krakov ndan detajet: Autori i veshur me antiplumb dhe veshje ushtarake

08.11.2026

Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të djeshëm në Tiranë, policia vendos 21 gjoba

09.11.2026