SHQIPERIA

Aksidenti tragjik hekurudhor në Spanjë, Begaj: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin spanjoll

Kosova.Today ·

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas aksidentit tragjik hekurudhor në Spanjë, ku të paktën 68 persona kanë humbur jetën pas përplasjes së dy trenave me shpejtësi të lartë. Përmes një mesazhi në rrjetin social X, Begaj u ka...

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas aksidentit tragjik hekurudhor në Spanjë, ku të paktën 68 persona kanë humbur jetën pas përplasjes së dy trenave me shpejtësi të lartë.

Përmes një mesazhi në rrjetin social X, Begaj u ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave dhe popullit spanjoll, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë dhe të plotë. Ai theksoi gjithashtu solidaritetin e Shqipërisë me Spanjën në këtë moment të vështirë.

“Ngushëllime familjeve të viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor dhe të gjithë popullit spanjoll. U uroj të gjithë të lënduarve shërim të shpejtë dhe të plotë. Shqipëria është në solidaritet të plotë me Spanjën gjatë kësaj kohe të vështirë”, ka shkruar Begaj në X.

The post Aksidenti tragjik hekurudhor në Spanjë, Begaj: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin spanjoll appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

09.11.2026

Mediu propozon koalicion qytetar-politik dhe daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale

08.11.2026

Aksident i rëndë në Durrës, 26-vjeçarja përplas këmbësorin! Humb jetën i moshuari

08.11.2026

Humbi kontrollin dhe u përplas me 2 makina në Durrës, shoferi mbeti i bllokuar në mjet! Në gjendje të rëndë te Trauma

09.11.2026