MAQEDONIA

Albrim Hoxha në Dibër për njëvjetorin e qeverisjes së Fisnik Melës: Punë konkrete dhe zhvillim për qytetin

Kosova.Today ·

Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, së bashku me bashkëkryetarin e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe përfaqësues të Qeverisë, qëndroi sot në Dibër ku u shënua njëvjetori i qeverisjes së kryetarit të komunës, Fisnik Mela. Gjatë vizitës, delegacioni...

Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, së bashku me bashkëkryetarin e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe përfaqësues të Qeverisë, qëndroi sot në Dibër ku u shënua njëvjetori i qeverisjes së kryetarit të komunës, Fisnik Mela.

Gjatë vizitës, delegacioni zhvilloi takime në komunën e Dibrës ku u inspektuan projekte të realizuara dhe biznese të suksesshme të qytetit, për të përmbyllur aktivitetet me manifestimin qendror, ku në praninë e qindra qytetarëve u prezantua raporti njëvjeçar i punës së kryetarit Mela.

‘Sot bashkë me bashkëkryetarin e VLEN-it, Izet Mexhiti, dhe përfaqësues të Qeverisë, ishim në Dibër për të shënuar njëvjetorin e qeverisjes së kryetarit Fisnik Mela. Nga takimi në komunë, te vizitat në projektet e realizuara dhe bizneset e suksesshme të qytetit, deri te manifestimi qendror mes qindra dibranëve, ku u prezantua raporti njëvjeçar. Shumë punë, projekte konkrete, buxhet në rritje dhe një Dibër që po zhvillohet! Urime Fisnik Melës dhe ekipit të tij! Përpara me të njëjtin përkushtim!”, ka theksuar zv/ministri Hoxha.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ali Ahmeti përkujton Tahir Hanin: Mbi 40 vjet bashkë në rrugëtimin kombëtar!

09.11.2026

LSDM: Vonesa në pagat e disa institucioneve shtetërore, komunat përballen me vështirësi në pagesa

08.11.2026

Ministri Ferati mori pjesë në Panel diskutimin në Gjermani- shkëmbehen përvoja për Strategjinë kombëtare të interkulturalizmit 2027–2032

08.11.2026

Pamje të pazakonta në Bit Pazar: Ndërtesa mbi ndërtesa dhe një gropë e mbushur me mbeturina

08.11.2026