KOSOVA

Ambasadori britanik kërkon që strategjia për ish-krerët e UÇK-së të respektojë zotimet ndërkombëtare

Kosova.Today ·

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka kërkuar që strategjia shtetërore për fazën e apelimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës t’u shërbejë interesave më të mira të vendit, duke respektuar njëkohësisht zotimet...

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka kërkuar që strategjia shtetërore për fazën e apelimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës t’u shërbejë interesave më të mira të vendit, duke respektuar njëkohësisht zotimet ndërkombëtare dhe sundimin e ligjit.

Këtë qëndrim ai e ka shprehur gjatë takimit me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, me të cilën ka diskutuar edhe për punën legjislative që e pret Kuvendin dhe agjendën e reformave evropiane.

Hargreaves ka bërë të ditur se një pjesë e diskutimit i është kushtuar strategjisë shtetërore për procesin e apelimit pas aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara.

“Diskutuam gjithashtu për strategjinë shtetërore për procesin e apelimit pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe rëndësinë që ajo t’i shërbejë interesave më të mira të Kosovës, duke respektuar njëkohësisht zotimet ndërkombëtare dhe sundimin e ligjit”, ka shkruar ai.

Ndryshe, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe ish-udhëheqësit e tjerë të UÇK-së, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë më 4 dhe 5 nëntor 2020. Të katër, në paraqitjet e tyre para gjykatës, janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Gjykimi ndaj tyre në Dhomat e Specializuara filloi më 3 prill 2023, ndërsa më 16 shtator të këtij viti u shpall aktgjykimi i shkallës së parë.

Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

Të katër u shpallën fajtorë për akuza që lidhen me ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen, ndërsa u shpallën të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Djali i Donika Kadaj-Bujupit kërcënohet me revole në Ministrinë e Ekonomisë: Ma vendosi në kokë

09.11.2026

​Në Paris mbahet Forumi i Paqes, merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti

09.11.2026

Vdes në moshë të re mërgimtari Artan Bytyqi nga Ferizaj

09.11.2026

Një foshnje është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Pejës, policia jep detajet e fundit

08.11.2026