SHQIPERIA

Ambasadorja e BE-së i dorëzon progres-raportin, Begaj: Angazhimi ynë anëtarësimi në BE

Kosova.Today ·

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka pritur këtë të enjte ambasadoren e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, e cila i ka dorëzuar progres-raportin e Komisionit Evropian për vendin tonë. Gjatë takimit,...

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka pritur këtë të enjte ambasadoren e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, e cila i ka dorëzuar progres-raportin e Komisionit Evropian për vendin tonë.

Gjatë takimit, kreu i Shtetit e vlerësoi raportin e këtij viti si dëshmi të avancimit të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe një tjetër hap drejt objektivit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Begaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian ndaj Shqipërisë dhe për politikat e tij në mbështetje të zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.

Presidenti rikonfirmoi gjithashtu angazhimin e Shqipërisë për përfundimin e negociatave të anëtarësimit deri në vitin 2027 dhe anëtarësimin në BE në vitin 2030.

Në këtë kuadër, Begaj theksoi se vendi mbetet i angazhuar për forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe garantimin e lirisë së medias.

Në përfundim, kreu i Shtetit nënvizoi se respektimi i sundimit të ligjit, funksionimi i institucioneve dhe dialogu demokratik janë thelbësore për realizimin e objektivit strategjik të integrimit evropian.

Progres-raporti, Rama: Shqipëria vlerësohet më lart se sa asnjëherë më parë, dera e BE e hapur

The post Ambasadorja e BE-së i dorëzon progres-raportin, Begaj: Angazhimi ynë anëtarësimi në BE appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Berisha: Çmimet e apartamenteve kanë arritur në 4 mijë euro për metër katror

08.11.2026

Hetimi për Albanian Files, Berisha skeptik ndaj SPAK: Si të mendosh se do shohësh veshin pa pasqyrë

09.11.2026

Aksident i rëndë në Durrës, 26-vjeçarja përplas këmbësorin! Humb jetën i moshuari

08.11.2026

Apeli zbardh arsyet, pse u izolua në shtëpi Vlora Hyseni

09.11.2026