MAQEDONIA

Arbër Ademi: Drejtuesit e VLEN-it nuk meritojnë falenderim për fitoren në Bërvenicë

Kosova.Today ·

I pyetur nëse BDI-ja duhet ta falënderojë VLEN-in për ndihmën në fitoren e mbrëmshme në Bërvenicë, Ademi u përgjigj se drejtuesit e VLEN-it nuk duhet të bënin komente të tilla gjatë fushatës, duke veçuar kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashin....

I pyetur nëse BDI-ja duhet ta falënderojë VLEN-in për ndihmën në fitoren e mbrëmshme në Bërvenicë, Ademi u përgjigj se drejtuesit e VLEN-it nuk duhet të bënin komente të tilla gjatë fushatës, duke veçuar kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashin.

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arber Ademi, në emisionin “Verdict” në TVM2 ka komentuar zgjedhjet e mbajtura dje në Bërvenicë.

I pyetur nëse BDI-ja duhet ta falënderojë VLEN-in për ndihmën në fitoren e mbrëmshme në Bërvenicë, Ademi u përgjigj se drejtuesit e VLEN-it nuk duhet të bënin komente të tilla gjatë fushatës, duke veçuar kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashin.

„Udhëheqësit e VLEN-it asesi, sepse ka arsye. Po e fillojmë, thashë, me Afrim Gashin. Në qoftë se është kryetar i Kuvendit, ai duhet të përmbahet nga komentet e këtilla“, deklaroi Ademi.

Ai theksoi se kryetari i Kuvendit duhet të jetë i barabartë ndaj të gjithëve, duke nënvizuar pozitën e lartë institucionale që mban Gashi si përfaqësuesi më i lartë shqiptar në shtet.

„Është përfaqësuesi më i lartë në shtet që mban pozicionin më të lartë të shqiptarëve në shtet. I propozuar nga VLEN-i, kështu të paktën ata thonë“, shtoi Ademi në emisionin „Verdict“ në TVM2.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Prindërit e viktimave të zjarrit në diskotekën “Puls” kërkojnë hetim parlamentar dhe përgjegjësi politike

08.11.2026

Pesë raste me fruth në Maqedoni, eksperti ngre alarmin për rënien e mbulimit me vaksina

08.11.2026

Arkin Jahiji nesër pranon zyrtarisht mandatin si kryetar i Komunës së Bërvenicës

08.11.2026

Kryeministri Mickoski ofendohet nga deklaratat e Hodait

09.11.2026