KOSOVA

E arrestuar për dr’ogë bashkë me Astrit Haraqijan, 26-vjeçarja është motra e ish-kandidates për deputete

Kosova.Today ·

Gazeta Sinjali ka raportuar dje se njëra nga gjashtë personat e arrestuar në operacionin antidrogë të Policisë së Kosovës, të koduar “Heshtja”, është Albana Xhemajli, 26-vjeçare, me origjinë nga Komuna e Vitisë. Ajo u paraqit sot në...

Gazeta Sinjali ka raportuar dje se njëra nga gjashtë personat e arrestuar në operacionin antidrogë të Policisë së Kosovës, të koduar “Heshtja”, është Albana Xhemajli, 26-vjeçare, me origjinë nga Komuna e Vitisë.

Ajo u paraqit sot në seancën e procedurës paraprake në Gjykatën në Prishtinë, së bashku me ish-ministrin Astrit Haraqija dhe katër të dyshuarit e tjerë, ku pritet të njoftohen me vendimin për masën e sigurisë.

26-vjeçarja është motra e Arbiana Xhemajlit, anëtares së Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-kandidates për deputete në zgjedhjet e shkurtit të vitit 2025.

Bazuar në dosjen e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Albana Xhemajli dyshohet se bashkëjetonte me Jeton Stanovcin, një tjetër të arrestuar në këtë operacion, si dhe se mblidhte paratë e përfituara nga aktiviteti i dyshuar kriminal.

Në një postim të publikuar në vitin 2021 nga barnatorja “Aris Pharm”, biznes që lidhet me Arbiana Xhemajlin, Albana ishte prezantuar si pjesë e stafit të këtij rrjeti farmaceutik që nga fillimi. Aty thuhej se fillimisht kishte punuar si teknike e farmacisë në disa pika të barnatores, ndërsa në atë kohë ishte pjesë e stafit menaxherial.

Në operacionin “Heshtja”, Policia e Kosovës sekuestroi 1.6 kilogramë kokainë, me vlerë të përllogaritur rreth 111 mijë euro, si dhe gjashtë vetura, përfshirë automjete të markave luksoze Mercedes, Porsche, Audi dhe Volkswagen Tiguan.

Të arrestuarit dyshohen për përfshirje në veprimtari të trafikimit të narkotikëve.

Personat e arrestuar konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Një 47-vjeçar nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Mal të Zi

15.11.2026

Alarmon IKShPK-ja: 336 raste me fruth në Kosovë, 37 vetëm gjatë javës së fundit

16.11.2026

Ymeri pas vendimit të Kurtit: More patriota, s’keni flokë në kry sa keni thanë nuk ka tregti me kompani serbe

16.11.2026

Eurokomisionerja Kos kërkon falje për këngën nacionaliste serbe në Bruksel

16.11.2026