SPORTI

Arsenali triumfon në “Anfield” pas 14 vjetësh, mposht Liverpoolin dhe rikthehet në krye

Kosova.Today ·

Arsenali ka arritur një fitore të madhe në udhëtim ndaj Liverpoolit, duke triumfuar me rezultat 1-0 në stadiumin “Anfield” dhe duke i dhënë fund pritjes 14-vjeçare për një fitore në këtë stadium në Premierligë. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi...

Arsenali ka arritur një fitore të madhe në udhëtim ndaj Liverpoolit, duke triumfuar me rezultat 1-0 në stadiumin “Anfield” dhe duke i dhënë fund pritjes 14-vjeçare për një fitore në këtë stadium në Premierligë.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Kai Havertz, pas një asistimi të bukur nga Declan Rice, duke i dhënë epërsinë skuadrës së Mikel Artetës.

Liverpooli tentoi të rikthehej në lojë dhe krijoi disa raste të rrezikshme, por portieri David Raya ishte vendimtar me ndërhyrjet e tij, duke ndihmuar Arsenalin ta ruante epërsinë deri në fund.

Me këtë fitore, Arsenali ndërpreu serinë prej 13 ndeshjesh pa fitore në “Anfield” në kampionat, ku kishte regjistruar pesë barazime dhe tetë humbje.

Kjo ishte gjithashtu fitorja e 300-të e Arsenalit si mysafir në historinë e Premierligës, duke u bërë skuadra e dytë që arrin këtë shifër, pas Manchester Unitedit.

Pas nëntë ndeshjesh, Arsenali kryeson tabelën me 24 pikë, tri më shumë se Manchester City, ndërsa Liverpooli renditet në pozitën e pestë me 15 pikë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Lajm i keq, talenti i madh në dyshim për dy ndeshjet e Kosovës

07.11.2026

Lindrit Kamberi merr ftesën e parë nga Kosova

05.11.2026

Pascal Schürpf: Xherdan Shaqiri mbetet lojtari më i mirë i Superligës zvicerane

03.11.2026

Klubi i njohur spanjoll synon transferimin e Vedat Muriqit në janar

01.11.2026