SPORTI

Lindrit Kamberi merr ftesën e parë nga Kosova

Kosova.Today ·

  Kapiteni i FC Zürichut, Lindrit Kamberi, është ftuar për herë të parë në Përfaqësuesen e Kosovës, ka raportuar të enjten mediumi zviceran “Blick”, përcjell albinfo.ch. Mbrojtësi është shpërblyer me ftesë pas paraqitjeve të mira gjatë këtij...

Kapiteni i FC Zürichut, Lindrit Kamberi, është ftuar për herë të parë në Përfaqësuesen e Kosovës, ka raportuar të enjten mediumi zviceran “Blick”, përcjell albinfo.ch.

Mbrojtësi është shpërblyer me ftesë pas paraqitjeve të mira gjatë këtij edicioni me fanellën e klubit nga Cyrihu.

Kosova këtë muaj do t’i zhvillojë dy ndeshjet e fundit në kuadër të Ligës së Kombeve. Më 14 nëntor do të përballet me Izraelin, ndërsa tri ditë më vonë do të luajë në udhëtim kundër Irlandës.

Ftesa e parë për Kamberin përfaqëson një mundësi të re për të kontribuar me fanellën e Përfaqësueses së Kosovës./Albinfo.ch

The post Lindrit Kamberi merr ftesën e parë nga Kosova appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Muriqi flet si hero: Do të mundohemi të shkojmë sa më larg në Ligën e Kampionëve

05.11.2026

Zhegrova asiston, Alajbegovic realizon një gol spektakolar ndaj Napolit

02.11.2026

Amorim thyen heshtjen për Man Unitedin, befason me këto fjalë

07.11.2026

Arsenali triumfon në “Anfield” pas 14 vjetësh, mposht Liverpoolin dhe rikthehet në krye

02.11.2026