MAQEDONIA

Asnjë shqiptar në akademinë ushtarake! BDI shpërthen ndaj VLEN-it: Ku mbetën premtimet për përfaqësim të drejtë?

Kosova.Today ·

Asnjë kadet shqiptar nuk është pranuar këtë vit në Akademinë Ushtarake të Maqedonisë së Veriut, pretendon Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), duke akuzuar Qeverinë dhe koalicionin VLEN për cenimin e parimit të përfaqësimit të drejtë. Sipas...

Asnjë kadet shqiptar nuk është pranuar këtë vit në Akademinë Ushtarake të Maqedonisë së Veriut, pretendon Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), duke akuzuar Qeverinë dhe koalicionin VLEN për cenimin e parimit të përfaqësimit të drejtë.

Sipas BDI-së, kjo ndodh për herë të parë që nga themelimi i Akademisë Ushtarake në vitin 1995 dhe përbën një shqetësim serioz për barazinë në institucionet shtetërore.

Partia opozitare vlerëson se një praktikë e tillë bie ndesh me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe mund të ndikojë negativisht në marrëdhëniet ndëretnike.

BDI kërkon nga VLEN-i të sqarojë përse nuk është siguruar përfaqësimi i premtuar i shqiptarëve.

“Përfaqësimi nuk është privilegj, por parim. Ai nuk guxon të jetë peng i kalkulimeve politike”, thuhet në reagimin e BDI-së.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nga sot formularë dhe kode të reja për pagesa, ja çfarë ndryshon për qytetarët

09.11.2026

Ali Ahmeti përkujton Tahir Hanin: Mbi 40 vjet bashkë në rrugëtimin kombëtar!

09.11.2026

Mexhiti porosi Dimitrievskit: Nëse i pengon shqipja, Kumanovën e ka në dy gjuhë, ta lirojë vendin e kryetarit të komunës

10.11.2026

58 vjeçari gjendet i vdekur në Gostivar

07.11.2026