JETA

Babai i 27-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e djalit sillet në Gjykatën e Gjilanit

Kosova.Today ·

Në Gjykatën Themelore në Gjilan po mbahet seanca e parë shqyrtuese në rastin e vrasjes së rëndë të 27 vjeçarit dhe foshnjes së tij, në Demiraj të Gjilanit. Deri më tani, krejt çka dihet është se Brahim Demiraj është i arrestuar për këtë rast...

Në Gjykatën Themelore në Gjilan po mbahet seanca e parë shqyrtuese në rastin e vrasjes së rëndë të 27 vjeçarit dhe foshnjes së tij, në Demiraj të Gjilanit.

Deri më tani, krejt çka dihet është se Brahim Demiraj është i arrestuar për këtë rast ndërkaq nuk dihet se si ka ndodhur rasti.

Në këtë seancë pritet të caktohet masa e paraburgimit.

Policia e Gjilanit si dhe Prokuroria Themelorë në këtë komunë nuk kanë dhënë detaje mbi rastin- madje të njëjtit nuk kanë treguar as se si është kryer vrasja, me çfarë mjeti apo si u ndanë nga jeta dy të lartcekurit.

Lajmi.net ka raportuar dje fillimisht mbi rastin dhe mbi atë se foshnja po qëndronte me babain, pasi gruaja ishte e ndarë me tanimë të ndjerin si shkak i problemeve të vazhdueshme që kishin në mes .

Adonis Demiri ishte i njohur për autoritetet e sigurisë dhe të hetuesisë në Gjilan edhe si përdorues i narkotikëve dhe si i ngarkuar me disa vepra të tjera penale.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rreth 750 mijë persona jetojnë në varfëri në Zvicër, krijohet këshilli i ri kombëtar

09.11.2026

Vera më e nxehtë në historinë e Zvicrës, mbi 1.200 vdekje lidhen me vapën

07.11.2026

Zvicra planifikon tarifa të reja për shitësit e huaj online

08.11.2026

Zvicra përballet me reshje shiu dhe vranësira gjatë javës së ardhshme

08.11.2026