SHQIPERIA

Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, Policia vendos 31 gjoba dhe procedon penalisht dy persona

Kosova.Today ·

Policia ka vendosur 31 masa administrative ndaj personave që bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë,...

Policia ka vendosur 31 masa administrative ndaj personave që bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, për secilin prej kundërvajtësve është vendosur gjobë në vlerën 5 mijë lekë, në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026.

Autoritetet bëjnë me dije se masat janë marrë pasi protestuesit kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë për lirimin e rrugës, përmes megafonit.

Ndërkohë, dy shtetas të tjerë, të identifikuar me inicialet D. G. dhe E. L., janë proceduar penalisht për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë.

Sipas njoftimit, ata nuk iu janë bindur kërkesave të efektivëve për të paraqitur dokumentet e identifikimit gjatë tubimit.

Materialet procedurale për të dy rastet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme

The post Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, Policia vendos 31 gjoba dhe procedon penalisht dy persona appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

“Fol me Kryeministrin”, Rama për platformën e re: Komunikojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë, e hapur për këdo

08.11.2026

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, dyshohet se e zuri korrenti gjatë riparimit të një defekti

09.11.2026

BE financon zhvillimin e Shqipërisë, mbi 920 milionë euro mbështetje

08.11.2026

Aksident në aksin Fier-Libofshë, plagoset një person

08.11.2026