SHQIPERIA

Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të djeshëm në Tiranë, policia vendos 12 gjoba

Kosova.Today ·

Policia e Tiranës këtë të premte ka vendosur 12 masa administrative ndaj disa protestuesve, të cilët gjatë protestës së djeshme në Tiranë kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e automjeteve. Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë...

Policia e Tiranës këtë të premte ka vendosur 12 masa administrative ndaj disa protestuesve, të cilët gjatë protestës së djeshme në Tiranë kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e automjeteve.

Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 12 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për shtetas që kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit.

Për secilin prej këtyre shtetasve është vendosur masa administrative gjobë në vlerën 5 000 lekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të djeshëm në Tiranë, policia vendos 12 gjoba appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

SMS mashtruese në emër të institucioneve publike, Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët: Mos jepni të dhënat bankare!

09.11.2026

Humbi kontrollin dhe u përplas me 2 makina në Durrës, shoferi mbeti i bllokuar në mjet! Në gjendje të rëndë te Trauma

09.11.2026

43-vjeçari, Gazmir Beqiri kryen dializë tri herë në javë, familja apel për ndihmë

08.11.2026

Gjykata Kushtetuese publikon vendimin e arsyetuar për ministren virtuale “Diella”

09.11.2026