KOSOVA

Darka e presidentes me kryetarët e komunave, Rama: Folëm për sfidat e përbashkëta dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional

Kosova.Today ·

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë pjesë në darkën e kryetarëve të komunave, me ftesë të Presidentes Justina Shiroka Pula. Rama, ka shtuar se gjatë kësaj darke, kanë shkëmbyer ‘’ pikëpamje mbi sfidat e përbashkëta dhe mundësitë...

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë pjesë në darkën e kryetarëve të komunave, me ftesë të Presidentes Justina Shiroka Pula.

Rama, ka shtuar se gjatë kësaj darke, kanë shkëmbyer ‘’ pikëpamje mbi sfidat e përbashkëta dhe mundësitë për ta forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional’’.

Postimi:

Në darkën e kryetarëve të komunave, me ftesë të Presidentes Justina Shiroka Pula, shkëmbyem pikëpamje mbi sfidat e përbashkëta dhe mundësitë për ta forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional.

Komunat janë niveli i qeverisjes më pranë qytetarëve, aty ku politikat marrin formë dhe ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre. Si Kryeqytet, kemi një rol të veçantë në ndërtimin e urave të komunikimit dhe bashkëpunimit mes komunave dhe institucioneve.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kapet një person në pikën kufitare në Kullë, ishte në kërkim nga Interpoli

08.11.2026

Nga Zhegra e Gjilanit në majë të botës së orëve – Rexhep Rexhepi fiton çmimin më të madh ndërkombëtar.

08.11.2026

Enkel Rexhepi rizgjidhet kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë

09.11.2026

Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Nesër dilni në votime, vendosni për të ardhmen tuaj!

07.11.2026