MAQEDONIA

Dëshmia për Lotarinë: Bajrami e quante Artan Grubin “shef”

Kosova.Today ·

Në Gjykatën Penale në Shkup vazhdoi gjykimi për rastin “Lotaria Shtetërore”, ku dëshmoi ish-zëvendësdrejtori i ndërmarrjes, Andrej Krstevski. Gjatë dëshmisë, ai konfirmoi se terminalet e videolotarisë, për të cilat ishte bërë blerja, ende nuk...

Në Gjykatën Penale në Shkup vazhdoi gjykimi për rastin “Lotaria Shtetërore”, ku dëshmoi ish-zëvendësdrejtori i ndërmarrjes, Andrej Krstevski.

Gjatë dëshmisë, ai konfirmoi se terminalet e videolotarisë, për të cilat ishte bërë blerja, ende nuk janë vënë në përdorim dhe vazhdojnë të qëndrojnë në magazina.

Krstevski foli edhe për raportet mes ish-drejtorit Përparim Bajrami dhe ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, duke deklaruar se ata ishin miq dhe se Bajrami e quante Grubin “shef”.

Ai gjithashtu tha se gjatë drejtimit të Bajramit, materialet për mbledhjet e ndërmarrjes u dërgoheshin anëtarëve me vonesë, duke u lënë më pak kohë për shqyrtim.

Sa i përket themelimit të kompanisë “Novo VLT”, dëshmitari deklaroi se kishte pasur presion për vendimmarrje të shpejtë nga Qeveria, ndërsa drejtoresha e atëhershme, Katica Nikollova-Parnakova, ishte kundër kësaj ideje.

Në fund, Krstevski sqaroi se kishte votuar për planin financiar ku përfshihej blerja e terminaleve, por theksoi se vendimi për blerjen duhej të shqyrtohej edhe nga Bordi Drejtues.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Pesë raste me fruth në Maqedoni, eksperti ngre alarmin për rënien e mbulimit me vaksina

08.11.2026

Nga 1 dhjetori ndryshojnë rregullat për pushimin mjekësor: pas pesë ditësh kërkohen kontrolle shtesë

09.11.2026

Ministri Ferati mori pjesë në Panel diskutimin në Gjermani- shkëmbehen përvoja për Strategjinë kombëtare të interkulturalizmit 2027–2032

08.11.2026

AKI bojkoton festën e Kumanovës: Nuk do të bëhemi dekor i Maksim Dimitrievskit!

08.11.2026