MAQEDONIA

E detyronte nënën 80-vjeçare të kërkonte lëmoshë, pastaj ia merrte paratë me dhunë

Kosova.Today ·

Një 60-vjeçar nga Gostivari është arrestuar nën dyshimin se gjatë viteve 2025 dhe 2026 e kishte detyruar nënën e tij 80-vjeçare të kërkonte lëmoshë, ndërsa paratë e mbledhura ia merrte për nevojat e tij personale. Sipas policisë, i dyshuari...

Një 60-vjeçar nga Gostivari është arrestuar nën dyshimin se gjatë viteve 2025 dhe 2026 e kishte detyruar nënën e tij 80-vjeçare të kërkonte lëmoshë, ndërsa paratë e mbledhura ia merrte për nevojat e tij personale.

Sipas policisë, i dyshuari shfrytëzonte gjendjen e rënduar dhe varësinë e nënës së tij, e cila lëvizte me karrocë invalidore dhe nuk ishte në gjendje të kujdesej e vetme për aktivitetet e përditshme.

Ai dyshohet se për një periudhë të gjatë e dërgonte në një lokacion të caktuar në Gostivar, ku e detyronte të lypte, ndërsa e mbikëqyrte dhe kontrollonte vazhdimisht. Më pas, me dhunë, ia merrte paratë e mbledhura.

Njësia kombëtare për luftimin e kontrabandimit të migrantëve dhe trafikimit me njerëz ka ngritur kallëzim penal ndaj tij për veprën penale trafikim me njerëz, sipas nenit 418-a të Kodit Penal.

Me urdhër gjykate, policia ka kontrolluar banesën dhe hapësirat e tjera që i dyshuari përdorte në Gostivar, ku janë sekuestruar telefona celularë dhe para që dyshohet se burojnë nga vepra penale./skopje1.mi


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nafie Selmani godet Saranda Imerin: Populli nuk kullot, deputete! Kullosin ata që ushqehen me taksat e qytetarëve!

07.11.2026

Kryeministri Mickoski ofendohet nga deklaratat e Hodait

09.11.2026

Nga 1 dhjetori ndryshojnë rregullat për pushimin mjekësor: pas pesë ditësh kërkohen kontrolle shtesë

09.11.2026

Mexhiti porosi Dimitrievskit: Nëse i pengon shqipja, Kumanovën e ka në dy gjuhë, ta lirojë vendin e kryetarit të komunës

10.11.2026