SHQIPERIA

Dhoma gjermane kundërshton taksat e reja, frenojnë investimet dhe dobësojnë konkurrencën

Kosova.Today ·

Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri , ngre shqetësime për Paketën Fiskale 2027, duke paralajmëruar se rritja e taksave mund të dëmtojë investimet e huaja, konkurrueshmërinë e bizneseve dhe hapjen e vendeve të reja të punës....

Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri , ngre shqetësime për Paketën Fiskale 2027, duke paralajmëruar se rritja e taksave mund të dëmtojë investimet e huaja, konkurrueshmërinë e bizneseve dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Në një deklaratë publike, DIHA kritikon mungesën e konsultimit me komunitetin e biznesit gjatë hartimit të paketës. Sipas saj, projektligjet nuk janë diskutuar në kohë me sipërmarrjen, ndërsa hyrja e ndryshimeve në fuqi më 1 janar 2027 u lë kompanive pak kohë për t’u përshtatur.

Shoqata kundërshton veçanërisht rritjen e tatimit mbi dividendët, duke argumentuar se kjo masë e bën Shqipërinë më pak konkurruese kundrejt vendeve të rajonit dhe kufizon mundësitë e kompanive për të riinvestuar fitimet.

Shqetësim ngre edhe për rritjen e TVSH-së standarde në 21 për qind, që sipas DIHA-s mund të reflektohet në çmimet e konsumit dhe të zbehë efektin e uljes së TVSH-së për produktet ushqimore bazë.

Kritika ka edhe për rritjen e TVSH-së në turizëm dhe uljen e pragut të regjistrimit për TVSH-në, masa që pritet të shtojnë kostot për bizneset e vogla dhe sektorin turistik.

DIHA vlerëson pozitivisht mbajtjen të pandryshuar të normës së tatimit mbi fitimin e korporatave, uljen e tatimit mbi të ardhurat për shtresën e mesme dhe reduktimin e burokracive për biznesin. Si alternativë, shoqata propozon aplikimin e një norme të reduktuar të TVSH-së për energjinë elektrike, për të lehtësuar kostot e familjeve dhe sipërmarrjes.

The post Dhoma gjermane kundërshton taksat e reja, frenojnë investimet dhe dobësojnë konkurrencën appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

43-vjeçari, Gazmir Beqiri kryen dializë tri herë në javë, familja apel për ndihmë

08.11.2026

7 nxënëse e denoncuan për ngacmim seksual, lihet ‘detyrim paraqitje’ mësuesi i fizkulturës në Selenicë

08.11.2026

BE financon zhvillimin e Shqipërisë, mbi 920 milionë euro mbështetje

08.11.2026

Reforma Zgjedhore/ PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës, i jep afat PS-së të reflektojë deri në orën 11:00

09.11.2026