KOSOVA

Dorëhiqet drejtori i policisë së Kosovës

Kosova.Today ·

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmned Hoxha ka dhënë dorëheqje, pas rastit tragjik të vrasjes së Arlinda Zekaj. Kryeministri Kurti ka njoftuar se pranoi nga Hoxha kërkesën për dorëheqje dhe e liroi nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të...

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmned Hoxha ka dhënë dorëheqje, pas rastit tragjik të vrasjes së Arlinda Zekaj.

Kryeministri Kurti ka njoftuar se pranoi nga Hoxha kërkesën për dorëheqje dhe e liroi nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Ai këtë njoftim e ka publikuar edhe në rrjetet sociale.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot pranoi nga z. Gazmend Hoxha kërkesën për dorëheqje dhe e liroi atë nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Në përputhje me legjislacionin në fuqi, kryeministri Kurti, pas propozimit nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, caktoi ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Fehmi Hoti.Qeveria e Republikës së Kosovës e çmon kontributin dhe angazhimin e z. Hoxha përgjatë mandatit të tij.”, thuhet në njoftimin e kryeministrit Kurti.

Dorëheqja e Gazmend Hoxhës pason lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekaj. Dorëheqje u kërkuan edhe nga ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, por që këta të fundit refuzuan një veprim të tillë.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

​A do të lirohen sërish derivatet e naftës, flet kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve

09.11.2026

Kurti i fton avokatët kosovarë në Francë që të punojnë si prokurorë në Kosovë: Do të kisha qenë shumë i interesuar

09.11.2026

Enkel Rexhepi rizgjidhet kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë

09.11.2026

Greva në Infrakos, ndalet qarkullimi i trenave në gjithë Kosovën

09.11.2026