MAQEDONIA

Egjipti shpall terroriste 35 organizata islame në Evropë, mes tyre edhe një shoqatë nga Maqedonia

Kosova.Today ·

Autoritetet egjiptiane kanë vendosur 35 organizata, shoqata dhe institucione islame nga Evropa, mes tyre edhe një shoqatë nga Maqedonia, në listën kombëtare të organizatave terroriste, përcjell TV21. Me të njëjtin vendim, në listën e...

Autoritetet egjiptiane kanë vendosur 35 organizata, shoqata dhe institucione islame nga Evropa, mes tyre edhe një shoqatë nga Maqedonia, në listën kombëtare të organizatave terroriste, përcjell TV21. Me të njëjtin vendim, në listën e terroristëve janë shtuar edhe 36 persona.

Vendimi është marrë nga Gjykata Penale në Kajro më 10 nëntor 2026, ndërsa masa do të jetë në fuqi për një periudhë prej pesë vitesh. Aktvendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare të Egjiptit, në kuadër të lëndës numër 11108 të vitit 2026, e cila po trajtohet nga Prokuroria e Lartë për Sigurinë Shtetërore.

Mes organizatave të përfshira në listë është edhe Këshilli i Myslimanëve të Evropës, së bashku me degët e tij, si dhe disa shoqata islame që veprojnë në Francë, Britani të Madhe, Gjermani, Itali, Suedi, Zvicër dhe vende të tjera evropiane.

Vëmendje të veçantë tërheq fakti se në listë është përfshirë edhe një organizatë nga Maqedonia, e emërtuar si “Asambleja e Rinisë Islame” (Islamic Youth Assembly). Deri më tani nuk ka konfirmim të pavarur për emrin e saj të saktë të regjistruar, selinë dhe statusin aktual në Maqedoni.

The post Egjipti shpall terroriste 35 organizata islame në Evropë, mes tyre edhe një shoqatë nga Maqedonia appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mexhiti pret në takim ambasadorin e ri turk në Maqedoninë e Veriut, Alper Aktash

10.11.2026

Mustafi me akuza ndaj Mexhitit për Dimitrievskin, Lumjani nga VLEN i kundërpërgjigjet (FOTO)

10.11.2026

Gjashtë vjet pa ty, miku im, koha kalon, por miqësia, veprat dhe kujtimi për ty mbeten të përjetshme

10.11.2026

Nga 24 nëntori rikthehet i ftohti në Shkup, temperaturat zbresin deri në -3 gradë

11.11.2026