SHQIPERIA

Ekspozita për Kadarenë sjell në Prishtinë lidhjen e shkrimtarit me Kosovën

Kosova.Today ·

Ekspozita është organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Shtëpia Studio Kadare – Bashkia Tiranë. Në ceremoninë e hapjes, zëvendësministrja e parë e Kulturës dhe Turizmit, Nora Arapi-Krasniqi, vlerësoi...

Ekspozita është organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Shtëpia Studio Kadare – Bashkia Tiranë. Në ceremoninë e hapjes, zëvendësministrja e parë e Kulturës dhe Turizmit, Nora Arapi-Krasniqi, vlerësoi rolin e shkrimtarit në mbështetjen e çështjes së Kosovës.

“Për ne në Kosovë, Kadareja ishte më shumë se një shkrimtar i madh. Ai vuri autoritetin dhe famën e tij në funksion të çlirimit të Kosovës dhe ndaljes së politikave diskriminuese ndaj shqiptarëve. Veprat e tij na shoqëruan në vite të vështira dhe na kujtuan se fjala mund të jetë rezistencë, kujtesë dhe shpresë”, tha Nora Arapi-Krasniqi,  Zëvendësministre e Kulturës

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, theksoi se Kadare arriti të përfaqësojë letërsinë shqipe në arenën ndërkombëtare, duke ruajtur një lidhje të fortë me rrënjët dhe identitetin shqiptar.

“Përmes fuqisë së fjalës, ai e bëri gjuhën shqipe pjesë të letërsisë së madhe botërore dhe përvojën historike të shqiptarëve pjesë të kujtesës universale. Ai i dha letërsisë sonë një jehonë ndërkombëtare të jashtëzakonshme, duke mbetur thellësisht i lidhur me rrënjët, identitetin dhe historinë tonë”, theksoi Petrit Malaj, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë

Drejtoresha e Përgjithshme e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Blerina Rogova Gaxha, vlerësoi krijimtarinë e Kadaresë, duke e cilësuar pjesë të kategorisë së rrallë të shkrimtarëve që ndërtojnë një univers të tërë letrar përmes veprës së tyre.

Ekspozita sjell dokumente dhe materiale që pasqyrojnë krijimtarinë e Ismail Kadaresë, lidhjen e tij me Kosovën dhe angazhimin intelektual në periudha të rëndësishme të historisë shqiptare.

The post Ekspozita për Kadarenë sjell në Prishtinë lidhjen e shkrimtarit me Kosovën appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Helmimi në Vlorë, dyshohet për ndotje fekale të ujit, 10 fëmijë të shtruar në spital, shtohen rastet dhe tek të rriturit

08.11.2026

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, dyshohet se e zuri korrenti gjatë riparimit të një defekti

09.11.2026

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

09.11.2026

Protesta në Tiranë, arrestohen 4 persona dhe procedohen 7 të tjerë. Njëri prej tyre mbante kanabis, mjet shpues dhe imitim arme zjarri

08.11.2026